Hoti udhëton për në Washington, do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”

Hoti udhëton për në Washington, do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”

Aktuale January 30, 2023 - 11:06

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se do të udhëtojë për në Washington të SHBA-së.

Ai do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në Kongresin Amerikan, një ngjarje vjetore që mbledh politikanë nga e gjithë bota.

“Gjatë tri ditëve të qëndrimit në Washington do të takoj kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës nga SHBA-ja dhe vende të ndryshme”, shkroi ai. /Zëri