Berisha thotë se Kurti po refuzon demokracinë dhe standardet perëndimore

Berisha thotë se Kurti po refuzon demokracinë dhe standardet perëndimore

Aktuale January 30, 2023 - 10:53

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për “refuzimin e kërkesave të SHBA-së”.

Berisha ka thënë se me këto veprime Kurti po refuzon demokracinë dhe standardet perëndimore, raporton Zeri.info.

Ai më tej ka thënë se Kurti në këtë mënyrë bie edhe në kundërshtim me veten dhe themeluesit të shtetit të Kosovës, të cilët ndërtuan vendin mbi parime demokratike.

“Sot Albin Kurti refuzon demokracinë dhe standardet perëndimore që zaten ishin kusht i SHBA-së dhe shteteve europerëndimore për të njohur shtetësinë tonë. Albin Kurti është në kundërthënie me veten, e dinë historinë e themelimit dhe parimeve të shtetit të Kosovës e në të njëjtën kohë nga pozita e kryeministrit i refuzon këto parime.

Tash, mbetet që Kurti ta shtyjë konfrontimin me themeluesit e shtetit të Kosovës, që së bashku me spiunin e Vuçiqit, Abazoviqin, të na shtyjë në agjendat e autokracive lindore ose duhet që Kosova ta lirohet prej Kurtit për të mbetur pjesë e familjes euroatlantike”, shkroi ai në Facebook. /Zëri