Këshilltari i Kurtit publikon një dokument, thotë se në vitin 1999 Vuçiqi ishte sanksionuar nga BE-ja

Këshilltari i Kurtit publikon një dokument, thotë se në vitin 1999 Vuçiqi ishte sanksionuar nga BE-ja

Aktuale January 30, 2023 - 10:19

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ka publikuar një dokument, që sipas tij presidenti serb Aleksandar Vuçiq në vitin 1999 ka qenë i sanksionuar nga Bashkimi Evropian.

E sipas tij, Vuçiqi ishte sanksionuar pasi kishte mbështetur regjimin e Millosheviqit për kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë.

“Në vitin 2023 Miroslav Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj”, shkroi ai në postimin e tij në Facebook. /Zëri