Deputeti i LVV-së reagon ndaj Cholletit e Escobarit: Asociacioni nuk kalon
Foto:Laura Hasani

Deputeti i LVV-së reagon ndaj Cholletit e Escobarit: Asociacioni nuk kalon

Aktuale January 30, 2023 - 10:05

Këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë bërë thirrje për themelimin e Asociacionit në Kosovë.

Ata kanë thënë se Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë serbe, i cili do të bashkërendiste çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban e rural, si dhe zhvillimi ekonomik.

Ndaj kësaj kërkese ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili ka ripërsëritur qëndrimin se kjo kërkesë s’do të kalojë.

Ai madje iu referua Asociacionit si “Zajednica”.

“Nuk e di çka Vuqiqi e Brnabici i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por ‘Zajednica’ nuk kalon!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Kujtojmë se nesër në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë do të diskutohet për çështjen e themelimit të Asociacionit. /Zëri