SPSH-ja akuzon SHSKUK-në se po diskriminon infermierët nga pagesat për ditët e festave

SPSH-ja akuzon SHSKUK-në se po diskriminon infermierët nga pagesat për ditët e festave

Aktuale January 30, 2023 - 09:29

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka akuzuar SHSKUK-në për diskriminim të infermierëve.

Ata thonë se mjekët janë paguar për ditën e lirë më datë 03.01.2023 si ditë feste, kurse nuk paguhen infermierët për të njëjtën ditë, raporton Zeri.info.

“Duke qenë dëshmitarë që SHSKUK-ja në vazhdimësi ka bërë hile ndaj infermierëve, duke shkelë ligjin e punës, ligjin kundër diskriminimit, Kushtetutën, ne edhe këtë herë do të mundohemi që këtë ta zgjedhim përmes dialogut social”, thuhet në reagimin e tyre.

Kjo sindikatë ka kërkuar nga SHSKUK-ja që në afat prej shtatë ditësh të garantohen pagesat për infermierët.

Ata thonë se nëse nuk ndodh kjo, atëherë janë gati të protestojnë ose të vazhdojnë me greva. /Zëri