AKB: Amnistia fiskale shpëton bizneset nga falimentimi dhe qytetarët nga varfëria

AKB: Amnistia fiskale shpëton bizneset nga falimentimi dhe qytetarët nga varfëria

Aktuale January 30, 2023 - 09:09

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka kërkuar nga Qeveria ta pezullojë vendimin për rritjen e tatimit në prona.

Sipas AKB-së, duhet të bëhet amnistia fiskale e detyrueshme për bizneset dhe qytetarët e Kosovës, raporton Zeri.info.

Ata thonë se duhet të bërë këto lehtësime derisa ekonomia dhe standardi jetësor të shënojnë rritje reale.

“Deri atëherë Qeveria duhet të marrë një vendim tjetër lehtësues, amnisti fiskale për qytetarët dhe bizneset vendore e të huaja, ku do të përfshihen tatimet dhe taksat pa përjashtim nga dita e Pavarësisë së Kosovës deri në vitin e fundit, ato tashmë kanë humbur fuqinë juridike për t’i mbledhur, por mbahen në evidenca si borxhe të vjetra e ky është edhe një standard që duhet plotësuar nga EU-ja, siç kanë vepruar edhe shtetet tjera”, thuhet në postimin e tyre.

Sipas tyre, amnistia fiskale shpëton bizneset nga falimentimi qytetarët nga varfëria e obligimet. /Zëri