Nesër në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë do të diskutohet për Asociacionin

Nesër në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë do të diskutohet për Asociacionin

Aktuale January 30, 2023 - 08:31

Nesër ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka organizuar një takim për të diskutuar për çështjen e Asociacionit.

Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues politikë e të shoqërisë civile në Kosovë, por ajo që duhet të veçohet është mosprezenca e kryeministrit Albin Kurti.

Në anën tjetër, presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se do ta dërgojë një përfaqësues të saj në këtë organizim.

Në këtë takim pritet të dëgjohen propozime nga aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë për atë se si do të duhej të dizajnohet Asociacioni. /Zëri