Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Aktuale January 30, 2023 - 08:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet - 4 deri 8 gradë Celsius.

“Edhe pse këto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin . Reshje të intensitetit mesatar parashihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftim. /Zëri