Murati priti në takim drejtorin e ri të MCC-së për Kosovë, Gjonbalaj

Murati priti në takim drejtorin e ri të MCC-së për Kosovë, Gjonbalaj

Aktuale January 26, 2023 - 15:11

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues drejtorin e ri të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Kosovë, Rinor Gjonbalaj. Po ashtu, ministri përshëndeti drejtoreshën e deritanishme Sarah Olmstead, të cilën e uroi për përfundimin e suksesshëm të misionit të saj shumëvjeçar në Kosovë.

Përgjatë takimit u diskutua lidhur me rrjedhën e projektit për bateri. Me këtë rast Ministri u njoftua që shumë shpejt do të fillojë dizajnimi detaj i projektit, i cili shënon edhe hapjen e rrugës drejt realizim të projektit.

Delegacioni i MCC-së falënderoi ministrin Murati dhe sekretarin Spahiu për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Programit Kompakt, me theks të veçantë angazhimin e personelit të Ministrisë në zbatimin e projektit.

Me këtë rast, ministri theksoi se Ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projektit Kompakt, i cili është i një rëndësie tejet të veçantë për qëndrueshmërinë e sektorit energjetik në vend, veçanërisht në diversifikimin e burimeve energjetike.

Programi Kompakt zbatohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe kap vlerën prej 236.7 milionë dollarësh amerikanë. /Zëri