Flamuri i Kosovës më 17 shkurt do të ngrihet në mënyrë ceremoniale në Filadelfia
Foto: Zëri / Ilustrim

Flamuri i Kosovës më 17 shkurt do të ngrihet në mënyrë ceremoniale në Filadelfia

Aktuale January 26, 2023 - 15:06

Flamuri i Kosovës do të ngrihet në mënyrë ceremoniale në Filadelfia (qytet në Pensilvani, SHBA) me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur shoqata “Bijtë e Shqipes”, e cila ka potencuar se autoritetet e Bashkisë Filadelfia e kanë miratuar kërkesën e tyre.

Ceremonia do të zhvillohet më 17 shkurt, në orën 11:00 AM -1:00 PM.

“Para fillimit te ceremonisë zyrtare, muzika e vallet shqiptare do të ndezin sheshin e Bashkisë, Filadelfia”, është bërë e ditur ndër të tjera në njoftim.