Pas dorëheqjes së Zejnullahut, Nerqize Arenliu emërohet u.d. e drejtoreshës së SHSKUK-së

Pas dorëheqjes së Zejnullahut, Nerqize Arenliu emërohet u.d. e drejtoreshës së SHSKUK-së

Aktuale January 26, 2023 - 14:03

Nerqize Arenliu është zgjedhur ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Arenliu deri më tani ka ushtruar postin e drejtoreshës së Spitalit të Prizrenit, ndërsa emërimi i saj në krye të SHSKUK-së vjen pas dorëheqjes së Pranvera Zejnullahut.

Këtë vendim e ka marrë Bordi i SHSKUK-së, i cili mbajti mbledhje pas dorëheqjes së Zejnullahut, shkruan Zeri.info.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë të SHSKUK-së: