Në kërkim të policëve në veri, vazhdon edhe 10 ditë konkursi

Në kërkim të policëve në veri, vazhdon edhe 10 ditë konkursi

Aktuale January 26, 2023 - 10:56

Policia e Kosovës njofton se afati për paraqitjen e aplikacioneve për zyrtarë policorë vazhdohet edhe për dhjetë ditë, duke filluar nga data 27.01.2023 deri më 10.02.2023.

Policia thekson se kriteret në konkurs mbeten të njëjta, si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri.

Ky konkurs ishte hapur pas dorëheqjeve të policëve në veri dhe u dedikohet komuniteteve pakicë.