Haradinaj pyet publikisht Kurtin: Sqaroja publikut se çka fole e çka u dakordove me Lajçakun?
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se shpreson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta sqarojë opinionin kosovar për darkën e zhvilluar mbrëmë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak.
Haradinaj u shpreh se Kurti t’ia shpjegojë popullit se çka diskutoi me diplomatin sllovak në orët e vona e për çka u dakorduan, ku prezent ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“A janë pajtuar për zbatimin e atyre marrëveshjeve që i kundërshtoi derisa erdhi në pushtet?!”, pyeti ish-ligjvënësi.
Sipas tij, është e padrejtë që opinioni të informohet nga negociatori e jo nga Kurti.
“Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin. Shpresoj që ky mëngjes do të jetë reflektues për ty dhe për përgjegjësitë që i ke”.
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak, ka mbërritur të mërkurën pasdite në Kosovë.
Ai për takimin me Kurtin dhe Bislimin tha se u pajtuan që “të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”.
“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kryeministrin Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, shkroi ai mbrëmë në Twitter.
Back in Kosovo today to continue my frank, open and intense discussions with PM @albinkurti and DPM @BislimiBesnik on next steps and the way forward on normalisation of relations with Serbia. We also agreed that all past Dialogue Agreements must be fully implemented. pic.twitter.com/zURabtdEmF
— Miroslav Lajëák (@MiroslavLajcak) January 25, 2023