Musmurati nis fushatën nëpër shkolla: “Çohu kundër dhunës”

Musmurati nis fushatën nëpër shkolla: “Çohu kundër dhunës”

Aktuale January 26, 2023 - 10:21

Me nismë të vetë nxënësve të Prishtinës, nga sot siguria në shkollë dhe politikat antidhunë janë prioritet i secilës shkollë në komunën tonë, ka thënë drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati.

“Së bashku me shumë shkolla fillore të Prishtinës, po lansojmë sot fushatën ‘Çohu kundër dhunës’, e cila synim kryesor do ta ketë parandalimin, identifikimin, raportimin dhe trajtimin e dhunës nga këndvështrimi i fëmijëve”, ka thënë ajo.

Përmes kësaj fushate, mijëra nxënës në Prishtinë do të përfshihen direkt në aktivitete ndërgjegjësuese mbi dhunën, ndërsa indirekt në proceset e vendimmarrjes mbi politikat e reja të DKA-së për sigurinë në shkolla.