Jep dorëheqje u.d. e drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu

Jep dorëheqje u.d. e drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu

Aktuale January 26, 2023 - 09:44

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.

Burime të “Zeri.info” bëjnë të ditur se Zejnullahu ka dhënë dorëheqje mëngjesin e sotëm, përderisa tashmë edhe Bordi i SHSKUK-së është mbledhur ta aprovojë dorëheqjen e saj.

“Zeri.info” ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Zyra për Media në QKUK, por nuk ka pasur përgjigje.

Zejnullahu në këtë pozitë ishte emëruar në gusht të vitit të kaluar, pas dorëheqjes së Valbon Krasniqit. /Zëri