
Ambasada e Britanisë në Prishtinë jep lajm të mirë për vizat, përgjigjja brenda tri javësh
Aktuale
January 24, 2023 - 15:54
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka dhënë një lajm të mirë në lidhje me vizat për kosovarët.
Kjo Ambasadë ka njoftuar se koha e pritjes së vendimit për vizat standarde të vizitorëve është rikthyer në standardin normal të shërbimit prej 15 ditësh të punës.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se kjo do të thotë që njerëzit në Kosovë duhet të marrin një vendim brenda tri javësh nga pjesëmarrja në emërimin e tyre në Qendrën e Aplikimit të Visa (VAC)”, thuhet në njoftim, transmeton Zeri.info.
Nga Ambasada këshillojnë që aplikimi të bëhet disa ditë më herët se kur është planifikuar udhëtimi, derisa tregojnë mundësinë që mund të aplikohet deri në 3 muaj përpara datës se kur planifikohet udhëtimi për në Britaninë e Madhe. /Zëri