Osmani në takim me Mattarellan: Na bashkon orientimi ynë për paqe, demokraci e sundim të ligjit

Osmani në takim me Mattarellan: Na bashkon orientimi ynë për paqe, demokraci e sundim të ligjit

Aktuale January 23, 2023 - 20:06

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj italian, Sergio Mattarella.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Osmani ka bërë të ditur se temë e diskutimit ka qenë thellimi i bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Italisë, shkruan “Zeri.info”.

Image

“Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e pejsazheve magjepëse ka kaq shumë gjera që na bashkojnë. Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit. Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon”, ka shkruar ndër të tjerash Osmani.

Postimi i plotë i Osmanit, pa ndërhyrje:

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, President Mattarella.

Në Romën historike pata kënaqësinë të mirëpritem nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral.

Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e pejsazheve magjepëse ka kaq shumë gjera që na bashkojnë. Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit. Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon. ë ë