Ushtria e Shqipërisë dislokohet në Kukës, në gjendje gatishmërie për Kosovën pas vërshimeve 

Ushtria e Shqipërisë dislokohet në Kukës, në gjendje gatishmërie për Kosovën pas vërshimeve 

Aktuale January 20, 2023 - 21:44

Forcat e Armatosura të Shqipërisë dislokohen në Kukës, në gjendje gatishmërie për Kosovën

Trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë dislokuar në Kukës, ku janë vënë në gjendje gatishmërie për t’i mbështetur disa nga komunat e Kosovës të cilat janë prekur nga vërshimet.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se janë të gatshëm për ndërhyrje.

“Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës”, është shprehur Peleshi.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku me fjalët “Shqipëri, t’u rritë nderi!”.