Bujar Osmani në Ukrainë, takon civilë të prekur nga lufta

Bujar Osmani në Ukrainë, takon civilë të prekur nga lufta

Aktuale January 16, 2023 - 16:30

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani po viziton Ukrainën.

Ky shtet fqinj aktualisht është duke kryesuar me OSBE-në. Në një postim në Twitter, Osmani ka publikuar nga një Zonë e Kyivit, Borodyanka, që shpesh është cak i bombardimeve nga rusët.

“Sapo i vizitova zonat e shkatërruara në Borodyanka, shkatërrimi ta thyen zemrën. Këto sulme ruse kanë shkaktuar vuajtje të mëdha për popullin ukrainas dhe s’ka asnjë arsyetim për këto veprime. Medniat janë me ata që jetët iu këputën në mes në mënyrën më të ashpër”.