
Hoxhaj e përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit
Aktuale
January 16, 2023 - 12:58
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka përkrahur kërkesën që lulëkuqja të bëhet symbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se e përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, raporton Zeri.info.
“E mbështes zyrtarizimin e ‘Lulëkuqës së Kosovës’ si simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, e mbështes këtë iniciativë të Bardhyl Mahmutit dhe të qendrës ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’”, shkroi Hoxhaj.