![Aktori i njohur spanjoll kërkon drejtësi për shqiptarët e Kosovës](/uploads/zeri.info/images/2023/January/12/auto_7000-600x3601673532982.png)
Aktori i njohur spanjoll kërkon drejtësi për shqiptarët e Kosovës
Pas përkrahjes që i dha shkrimtarja dhe gazetarja galiciane Ana Exposito Valle që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë edhe aktori i njohur spanjoll Miguel Angel Garzon Utrilla ka dalë në mbështetje të kësaj kërkese. Në komentin që i ja bërë postimit të Zonjës Valle, ai shkruan:
Për këtë ka shkruar faqja “kosovogenocide”, teksa ka informuar për rastin e aktorit spanjoll.
“Historinë e tragjedisë që pësuan shqiptarët e Kosovës e di nga miq të ngushtë. Dëshiroj të shpreh mbështetjen time të plotë për nismën e Qendrës 'Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur' dhe se me mbështetjen e shumë njerëzve, lulëkuqja me katër petale është simboli me të cilin përkujtohen të gjitha viktimat e gjenocidit në fjalë. Drejtësi për popullin shqiptar të Kosovës”, thuhet në komentin e aktorit.
Sa për njoftim, aktori Miguel Angel Garzon Utrilla, ka luajtur në shumë filma spanjoll dhe për shkak të zërit të tij karakteristik, viteve të fundit është i angazhuar si dublues zëri në sinkronizimin e filmave, kryesisht të zërit të aktorit të famshëm Neil Patrick Harris, ka shkruar kjo faqe.
“Qendra 'Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur' e falënderon aktorin Miguel Angel Garzon Utrilla për këtë përkrahje të rëndësishme për ne dhe sidomos e vlerëson lart kërkesën e tij që të ngadhënjejë drejtësia për viktimat e këtij gjenocidi”, ka deklaruar ai.