Kullashi: Shumë njohje të Kosovës kanë ardhur me ndihmën e Francës

Kullashi: Shumë njohje të Kosovës kanë ardhur me ndihmën e Francës

Aktuale January 04, 2023 - 21:09

Muhamedin Kullashi ka deklaruar për lidhjen e Kosovës më Francën dhe angazhimin e kësaj të fundit për bombardimin e Serbisë.

Kullashi, i cili ka qenë disa vjet ambasador i Kosovës në këtë shtet, marrëdhëniet mes dy vendeve i ka konsideruar shumë të mira, madje ai tha se ka qenë ndihma e Parisit zyrtar që Kosova ka marrë disa njohje nga shtetet e ndryshme të botës.

Kthesa e Francës, e cila në disa periudha ka pas marrëdhënie të mira më Serbinë, për ta mbështet Kosovën, sipas Kullashit ka ndodhë në periudhën kur Serbia ka sulmuar Kroacinë, Bosnjën e më pas edhe Kosovën.

Madje, sipas tij, kthesa e madhe në mbështetje të Kosovës ka ndodhë në kohën kur Serbia ka bërë krimet ndaj shqiptarëve, deklaroi mes tjerash Kullashi.

Kullashi, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovë (ASHAK), tha se lidhjet e mira që ka krijuar Kosova me Francën në disa segmente edhe politike, ekonomike e kulturore, i ka pasqyruar edhe në një libër politik që ka botuar së fundi. /Rtk

Image