Ky është i vetmi shqiptar nga Mitrovica që u rezistoi serbëve edhe pas luftës
Foto: Laura Hasani

Ky është i vetmi shqiptar nga Mitrovica që u rezistoi serbëve edhe pas luftës

Aktuale January 01, 2023 - 22:45

Shtëpitë e Kadriajve në Kroin e Vitakut, të cilat ngjajnë me kullat tradicionale janë simbol i rezistencës së shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut.

Të ndërtuara në vitin 87 si dy shtëpi e që pas luftës u shndërruan në kulla, ato sot janë të hapura për vizitor sepse brenda tyre është hapur një ekspozitë me pikturat dëshmorit të ndjerë Kadri Kadiut dhe një Qendër e Kulturës.

Atdhetari Ali Kadriu i cili është pronar i këtyre kullave, njihet si shqiptari i parë që rezistoi pengesave nga serbët për të ndërtuar shtëpinë në lagjen “Kroi i Vitakut”.

I emocionuar e me lot në sy përkujton dëshmorët e rënë për atdheun.

“Para lufte kemi pas provbleme, siguri skemi pas por jemi kon të bashkuar. I kemi kapecy ato futruna e sfida bashkarisht. Atdheu është I të gjithëve. E kemi obligim moral me e mbrojt gjakun e dëshmorëve dhe ne të gjallët duhet të qojmë amanitin e tyre. Ne nderojmë heronjët të cilët kanë ra për këtë tokë dhe ende nuk I kanë gjetur. Vështirë e ka prindi që 23 vjet mos me dit ku e ka fëmijën”, tha ai.

Rezistenca ka qenë e vështirë thotë Kadriu. Por shprehet i zhgënjyer me qeveritë.

Kadritu thotë se ka refuzuar shifra deri në 1 milionë euro për të mos i shitur kullat e tij.

Brenda këtyre kullave ndodhet edhe Galeria e piktorit dhe heroit Kadri Kadriu, i cili është quajtur edhe Vag Gogu Kosovar.

Vëllai i tij, Aliu është përkujdesur që pikturat e tij të sjellën në kullë dhe ka hapur ekspozitë për to.

Përpos ekspozitës, në kullë është hapur edhe një Qendër e Kulturës me piktura nga një grup autorë të ndryshëm.

Aliu, të cilin shumë media e gazeta e titulluan si “Aliu i pathyeshëm” dhe për rezistencën e tij pas luftës për të ndërtuar e ruajtur shtëpinë e tij, tani po merret edhe me punimin e disa skulpturave.