Princi Leka: Taktikat destabilizuese të Moskës e Beogradit rrezikojnë pasoja të paparashikueshme
Foto: Zëri / Arkiv

Princi Leka: Taktikat destabilizuese të Moskës e Beogradit rrezikojnë pasoja të paparashikueshme

Aktuale December 28, 2022 - 10:40

Princi i Shqipërisë, Leka i dytë, ka thënë se po e sheh me shqetësim situatën në veri të Kosovës.

Leka në një postim në Twitter ka thënë se taktikat destabilizuese të Moskës dhe Beogradit rrezikojnë pasoja të paparashikueshme.

“Po e shoh me shqetësim situatën në veri të Kosovës. Taktikat e orkestruara destabilizuese të Moskës dhe Beogradit rrezikojnë pasoja të paparashikueshme. Dënon sulmet e bandave kriminale ndaj gazetarëve, EULEX-it dhe civilëve. Një reagim stoik dhe kthimi i sundimit të ligjit është rruga e vetme”, ka shkruar Princi Leka.