Avokati i Popullit kërkon informacione nëse po respektohet të drejtat e njëriut në rastin e Dejan Pantiqit

Avokati i Popullit kërkon informacione nëse po respektohet të drejtat e njëriut në rastin e Dejan Pantiqit

Aktuale December 16, 2022 - 16:49

Avokati i Popullit, Naim Qelaj,përmes një deklarate ka thënë se po i përcjellë me vëmendje ngjarjet në veri të vendit dhe ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar.

Ai tërheq vëmendjen e secilit autoritet që në kuadër të fushëveprimit të tij që ka përgjegjësi kushtetuese e ligjore, që në mënyrë të kujdesshme të harmonizojnë të gjitha veprimet në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në komunikatë thuhet se Avokati i Popullit ka mbi bazën e informacionit që ka marr nga mediat për arrestimin dhe ndalimin e ish-policit Dejan Pantiq, ka kërkuar informata zyrtare nga autoritetet kompetente që të sigurohet se po respektohen të drejtat që i ka çdo person i arrestuar apo i ndaluar nga policia.

“Avokati i Popullit thekson se vendosja e barrikadave në veri e pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve, me këtë rast është detyrë e autoriteteve që sa më shpejt të gjenden mënyra për të siguruar respektimin e kësaj të drejtë .

Avokati i Popullit vlerëson se duhet të rikthehet rendi dhe ligji në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar realizimin e të drejtave civile si dhe mbrojtjen dhe respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara më kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Avokati i Popullit e vlerëson angazhimin e të gjitha mekanizmave vendore e ndërkombëtare, për të siguruar në këtë mënyrë të drejtën elementare për siguri, jetë, lëvizje të lirë, të drejtën për punë dhe të drejtat tjera të garantuara”, thuhet në komunikatë. /Zëri