Prishtina akoma e zymtë dhe pa atmosferë festive [foto]
Foto: Laura Hasani

Prishtina akoma e zymtë dhe pa atmosferë festive [foto]

Aktuale December 12, 2022 - 18:27

Në kohën kur shumë qytete në botë kanë filluar të marrin pamje festive, kjo nuk mund të thuhet edhe për Prishtinën.

Si zakonisht, Komuna e Prishtinës edhe këtë vit duket se është vonë me dekorimin e festave të fundvitit dhe përveç bizneseve private ku ndihet pak atmosfera festive, Komuna akoma s'i ka përfunduar dekorimet festive.

Përveç që bora ia shtojë sonte pak hijeshinë, kryeqendra e Kosovës dukej në përgjithësi e zymtë, shkruan Zeri.info.

Image

Qyteti i Përparim Ramës, ka kohë që ka nisur përgatitjet, të cilat nuk dihet se kur përfundojnë.

Image

Për festat e fundvitit Komuna e Prishtinës e ka bllokuar edhe rrugën nga Katedralja deri tek “Hotel Grand” ku janë vendosur edhe shtëpiza, përveç që është rënduar trafiku akoma edhe më shumë, kjo pjesë e qytetit është e bllokuar dhe akoma nuk janë funksionale shtëpizat, ndonëse nga Komuna e Prishtinës kishin paralajmëruar që dekorimet të përfundojnë deri më 12 dhjetor, duket se aty ka akoma ende punë. /Zëri

Image

Image

Image