Grenell: SHBA-ja të tregohet më e ashpër me Kurtin, sepse po krijon kaos

Grenell: SHBA-ja të tregohet më e ashpër me Kurtin, sepse po krijon kaos

Aktuale December 10, 2022 - 22:06

Ish-emisari amerikanë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës.

Sipas tij, SHBA-ja duhet të tregohet më e ashpër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin Grenelli e fajëson për krijimin e kaosit, raporton Zeri.info.

Ai ndër të tjera ka thënë se Kurti me këto veprime ka thyer Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ëashingtonit.

“Departamenti amerikan i Shtetit duhet të tregohet i ashpër me Kurtin. Ai vijon të mbjellë kaos”, shkroi ai në Twitter. /Zëri