Sa është vlera e alkoolit të sekuestruar sot në Hoçë të Madhe, flet zëdhënësi i Doganës
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka dhënë detaje rreth aksionit të sotëm të sekuestrimit të mallrave në Hoçë të Madhe, të komunës së Rahovecit.
Ai tha se kanë pasur rezistencë pasi sipas tij nganjëherë këto procedura nuk janë të lehta për kompanitë.
Stavileci tha se mallrat e konfiskuara janë kryesisht verëra – verë e bardhë dhe e kuqe.
“Ne e konsiderojmë alkool ilegal kur prodhojnë pa certifikim paraprak nga Dogana dhe pa regjistrim në listën e prodhuesit të alkoolit në Doganë, në atë formë shmangin edhe akcizën dhe pagesën e taksave”, tha ai.“Kemi pasur rezistencë, por gjithmonë ka tendencë t’i jepet ngjyrë politike”, tha ai.
Ai tha se ende nuk dihet vlera e saktë e mallrave të sekuestruara.
“Ende se kemi raportin final se sa mund të vlerësohet ky lloj malli, por llogaritet se kanë qenë diku 42 mijë litra pije alkoolike, të cilat në treg të shumicës mund të shkojnë mbi 100 mijë euro”, tha Stavileci./t7