Zhdukja e mostrave në rastin e Astrit Deharit, pezullohen katër zyrtarë në IML
Aktuale
December 08, 2022 - 17:26
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se pas zhdukjes së mostrave të Astrit Dehari në Institutin e Mjekësisë Ligjore, janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të këtij institucioni.
Të pezulluar janë:
Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore
Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore
Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore
Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore
Ky vendim ka hyrë në fuqi nga sot, teksa kujtojmë se ministrja Albulena Haxhiu përmes një konference njoftoi se mbrëmë kanë pranuar informatat se këto mostra janë zhdukur. /Zëri