Haradinaj: Shansi i fundit që Kurti të japë dorëheqje
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Shansi i fundit që Kurti të japë dorëheqje

Aktuale December 08, 2022 - 13:00

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se Kurti po e shtyn një autonomi për veriun e Kosovës, ndërsa këtë sipas tij po e bën me insistimin për të mbajtur zgjedhjet atje, transmeton Zeri.info.

Ai tutje tha se krejt ç’po bën Kurti është antikombëtare e antishtetërore.

“E dhimbshme. E rrezikshme. Antikombëtare e antishtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton Asociacioni, të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn një autonomi për veriun.

Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar ‘nuk do te kalojë’ as nga Kurti e as nga sejmenët e tij.

Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje”, tha Haradinaj. /Zëri