Vuajtjet e grave shqiptare që martohen fiktivisht në këmbim të parave
Aktuale
December 05, 2022 - 08:11
“Piranjat” kanë trajtuar këtë të diel një temë mjaft shqetësuese, siç janë martesat fiktive, e cila mesa duket është kthyer në një lloj biznesi.
Përgjatë viteve të fundit kemi parë shpesh emigrantë shqiptarë që pasi marrin ekspuls nga vendet e BE-së ku punojnë, vijnë në Shqipëri dhe marrin mbiemrin e gruas, në mënyrë që të lëvizin lirshëm në ato vende ku punojnë.
Por ajo që po bëhet më shqetësuese janë martesat fiktive, ku persona me precedentë penalë në vendet e Evropës, kthehen në Shqipëri dhe me anë të personave të tretë gjejnë një grua sa për “letra” kundrejt një pagese që varion nga 50-100 mijë lekë të rinj.