Prishtinasit me tri alternativa për ngrohje

Prishtinasit me tri alternativa për ngrohje

Aktuale December 04, 2022 - 08:25

Thëngjill, dru e rrymë, janë tri alternativa për t’u ngrohur që kanë zgjedhur qytetarët e Prishtinës, pasi nuk po kanë mundësi tjetër, ngase nuk janë të lidhur me Termokos.

Çmimet e druve janë nga 60 deri në 70 euro për metër e 2 euro një thes me thëngjill.

Temperaturat e ulëta kanë shtyrë qytetarët që të mendojnë alternativa të ndryshme për ngrohje.

Në kryeqytet shitësit e druve dhe thëngjillit nuk pranuan të flasin para kamerës, por thanë se metri i drurit është duke shkuar nga 60 deri në 70 euro, derisa thesi i thëngjillit 2 euro.