Kurti: Edhe më e rëndësishme do të ishte po të bëhesha kryeprokuror
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video, në të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kritikon sistemin e drejtësisë, ai madje thotë se “Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror”.
Ai madje thotë se do të vazhdojnë që me përpjekjet që ta rregullojë sistemin e drejtësisë, i cili po përballet me kritika të shumta pas dështimit të mbrotjes së Hamide Magashit.
“Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”, tha ndër të tjera kreu i Qeverisë. /Zëri