Rastet e vrasjeve, Kelmendi: Edukimi fetar, çelësi i shpëtimit të shoqërisë

Rastet e vrasjeve, Kelmendi: Edukimi fetar, çelësi i shpëtimit të shoqërisë

Aktuale December 03, 2022 - 22:56

Brenda pesë ditësh, Kosova u trondit nga vrasjet macabre të dy grave nga burrat e tyre.

Për dhunën si fenomenë në shoqërinë tonë, kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka thënë se edukimi fetar është çelësi i shpëtimit nga këto raste, raporton Zeri.info.

Kelmendi thotë se fajin për këto raste e kanë edhe qeveritë që për 20 vjet nuk kanë ndërmarrë asnjë hap që edukimi fetar të futet si lëndë shkollore, ai madje thotë se ata kundërshtuan çdo iniciativë për këtë.

“Dhe sot po i shohim dhe përjetojmë pasojat e politikëbërjes së këtyre qeverive në Kosovën e pasluftës. Vrasjet dhe dhuna po lulëzojnë nëpër shumë familje të shtetit tonë”, thuhet në reagimin e tij. /Zëri