Krasniqi kritikon mediat për raportim joetik në rastin e vrasjes së 35-vjeçares

Krasniqi kritikon mediat për raportim joetik në rastin e vrasjes së 35-vjeçares

Aktuale December 03, 2022 - 22:43

Lajmi për vrasjen e Hamide Magashit, 35-vjeçares e cila ishte edhe shtatzënë tronditi opinionin shqiptar.

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka kritikuar mediat për raportim joetik, teksa është shprehur se duhet të krijohet një mekanizëm efikas për vetërregullimin e mediave, raporton Zeri.info.

Përveç kësaj ai kërkon që gazetarët të pajisen me licensa nga organizata kredibile për gazetarët.

“Kështu si u raportua në këtë rast, duket se gazetaria profesionale dhe etike në shumicën e medieve tona, thjesht ka dalë jashtë binarëve. Kjo mënyrë raportimi, më shumë e traumatizon se sa që e informon dhe edukon publikun”, thuhet në reagim. /Zëri