Haxhiu në Podujevë: Ende ka shumë punë për ta parandaluar dhunën ndaj grave

Haxhiu në Podujevë: Ende ka shumë punë për ta parandaluar dhunën ndaj grave

Aktuale December 03, 2022 - 20:34

Në kuadër të fushatës së “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkëbisedoi me gra dhe vajza nga komuna e Podujevës.

Në këtë takim, ministrja Haxhiu ka thënë se ka ende shumë punë për të bërë që të sensibilizohet dhe informohet shoqëria kundër dhunës dhe mendësisë patriarkale, raporton Zeri.info.

Ajo po ashtu pranoi se ka defekte në zingjirin e përgjegjësive që merren me mbrojtjen e viktimave, luftimin e dhunës, por ajo shtoi se tashmë janë duke u hartuar nisma të rëndësishme ligjore.

U theksua se raportimi i dhunës është mënyra më e mirë që të parandalohet dhuna e mëtejshme dhe se krahas raportimit duhet të kemi edhe veprime konkrete nga organet kompetente.

“Pas këtij diskutimi aktiviteti vazhdoi edhe me një koktej ku të pranishmet patën mundësinë të diskutojnë më afër edhe çështje të tjera me rëndësi sa i përket sistemit të drejtësisë si dhe angazhimit kundër dhunës në familje dhe dhunës me baza gjinore”, thuhet në njoftim. /Zëri