Haradinaj për personat me aftësi të kufizuara: Sa më pak paragjykime, sa më shumë dashuri
Aktuale
December 03, 2022 - 16:48
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, për këtë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo kategori është pjesë e rëndësishme e shoqërisë.
Ai ka bërë thirrje për sa më pak paragjykime e sa më shumë dashuri e mundësi për këtë kategori.
“Personat me Aftësi të Kufizuara, janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë. Në ditën që shënohet për nder të tyre, apelojmë për sa më pak paragjykime e sa më shumë mundësi.
Sa më shumë dashuri, sot e çdo ditë!”, shkroi Haradinaj. /Zëri