Përurohet ura në Saradran të Istogut

Përurohet ura në Saradran të Istogut

Aktuale December 03, 2022 - 16:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin Elbert Krasniqi, kanë përuruar urën në Sardan të Istogut.

Po ashtu kanë parë edhe nga afër punimet në asfaltimin e rrugës “Lugu i Drinit”, raporton Zeri.info.

Kryeministri Kurti i uroi banorët dhe i falënderoi për mikpritjen e përzemërt në këtë rast të rëndësishëm për ta dhe për zhvillimin infrastrukturor për Komunën e Istogut dhe Komunën e Pejës.

Image

“Jam këtu bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Feratin, që ta përurojmë këtë punë të përbashkët, që ka domethënie shumë të madhe për banorët e kësaj zone, por edhe të gjithë qytetarët, të cilët tash do të mund të lëvizin edhe lirshëm edhe më shpejt dhe më mire. Andaj , gjithë banorëve dhe të gjithë qytetarëve, urime rruga e re edhe ura e re”, u shpreh ai. /Zëri