Kusari-Lila viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U përshëndetëm me fjalët “shihemi në Kosovë”

Kusari-Lila viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U përshëndetëm me fjalët “shihemi në Kosovë”

Aktuale December 03, 2022 - 15:50

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se këtë të shtunë se ka vizituar ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili ndodhet në Hagë.

Kusari-Lila tha se gjatë kësaj vizite tha se ka takuar edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, te të cilët siç u shpreh ajo, ka parë vullnet, unitet dhe besim të palëkundur se nga kjo sfidë të gjithë do të dalin faqebardhë, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Sot vizitova mikun dhe bashkëpuntorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së.

Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!

Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë.

Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!