Haxhiu kritikon Prokurorinë pas ndalimit të aktivistës Neri Ferizi

Haxhiu kritikon Prokurorinë pas ndalimit të aktivistës Neri Ferizi

Aktuale December 03, 2022 - 13:06

Ministrja e Drejtësisë Albulen Haxhiu ka kritikuar Prokurorinë e cila ka ndaluar për 48 orë aktivistën Neri Ferizi, pas protestës para Qeverisë së Kosovës.

Haxhiu ka thënë se Prokurori po përndjekë aktivistët dhe po toleron kriminelët e të korruptuarit, transmeton Zeri.info.

"Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit. Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni", ka shkruar ministrja Haxhiu.

Aktivistja ishte ndaluar pas protestës para Qeverisë për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së. /Zëri