Kryeministri Kurti sot në Pejë shpalos buxhetin për vitin 2023
Foto: Laura Hasani

Kryeministri Kurti sot në Pejë shpalos buxhetin për vitin 2023

Aktuale December 03, 2022 - 12:26

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti në ora 15:00 sot, në Teatrin ‘Istref Begolli’ do të zhvillojë takim me qytetarët e Pejës për të shpalosur projekt-buxhetin e shtetit për vitin 2023.

Me kryeministrin Albin Kurti do të jenë prezent edhe ministrat e kabinetit qeveritar Elbert Krasniqi dhe Hekuran Murati.

Kryeministri Kurti do ketë në agjendë edhe ndalesa tjera në komunën e Pejës.