Von Cramon: Qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave që një kohë të gjatë
Foto: Laura Hasani

Von Cramon: Qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave që një kohë të gjatë

Aktuale December 01, 2022 - 16:02

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave qe një kohë të gjatë.

Në një postim në Twitter, Von Cramon është e bindur se negociatat ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian do të do të çojnë në miratim sa më të shpejt.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave qe një kohë të gjatë. Ne jemi të bindur se negociatat ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian si bashkë-ligjvënës do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Viola von Cramon në Twitter.

Cramon ka qenë një nga avokueset më të mëdha që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen, madje duke shndërruar atë edhe në një kauzë të saj si europarlamentare.