Krasniqi kritikon Kurtin: Fajëson çdokënd, por jo veten dhe ministrat e tij

Krasniqi kritikon Kurtin: Fajëson çdokënd, por jo veten dhe ministrat e tij

Aktuale December 01, 2022 - 15:12

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar ndaj postimit të djeshëm që kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri për rastin e vrasjes së Hamide Magashit para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Ai madje ka thënë se Kurti ka atë qasje që fajëson të gjithë, opozitën, policët e institucionet shtetërore, por jo vetën e ministrat e tij, raporton Zeri.info.

Krasniqi ka thënë se për të dhënë dorëheqje duhet të kesh integritet moral e etik, duke iu referuar ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut, të cilës iu kërkua dorëheqja pas këtij rasti.

Postimi i plotë: