Çitaku, e shokuar pas vrasjes së gruas shtatzënë: Nuk kam fjalë
Foto: Laura Hasani

Çitaku, e shokuar pas vrasjes së gruas shtatzënë: Nuk kam fjalë

Aktuale November 30, 2022 - 19:20

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur e shokuar pas raportimeve për vrasjen e një gruaje shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

“E shokuar! Nuk kam fjalë për krimin që ndodhi pak më parë në QKUK, ku ish-bashkëshorti dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo, vrasësin e gruas e ka quajtur monstrum, duke thënë se ai meriton dënim maksimal.

“Dy gra që vriten pikërisht brenda periudhës së kampanjës kundër dhunës me bazë gjinore. Për monstrumin e sotëm që shuajti dy jetë, një në mes e tjetrën pa filluar ende, dënim maksimal. Shteti të reagoj fuqishëm dhe pa kompromis. Ngushëllimet më të thella familjes. E pikëlluar sa s’ka!”, ka shkruar ajo.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Zeri.info”, se viktima është 35-vjeçare, përderisa nuk kanë dhënë detaje të tjera, duke theksuar se janë duke u bërë të gjitha hetimet e nevojshme rreth këtij rasti. /Zëri