Muja i reagon Haxhës: Policët e Kosovës komunikonin me Telekom Serbia
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i ka reaguar ish-kryeshefit ekzekutiv të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, që tha se shtrirja e Telekomit në veri të Kosovës ka nisur në vitin 2010.
Ish-kryeshefi i PTK-së ka thënë se në prill të vitit 2010 janë larguar antenat e operatorëve ilegalë serbë në pjesën veriore te Kosovës dhe janë vendosur antenat e operatorit VALA.
Muja ka shkruar se Policia e Kosovës nuk ka mundur të zhvillojë komunikim në pjesën veriore të vendit dhe se, sipas tij, në raste policët e Kosovës kanë kominikuar përmes Telekomit të Serbisë.
Deputeti i LVV-së tutje thotë se “sa herë kam shkuar në atë pjesë kam parë punime në vendosjen e antenave dhe sinjali përgjatë tërë rrugës nuk më ka munguar”. Nuk kuptohet qartë se kur i ka parë këto punime, por duket se ai i referohet periudhës së tanishme, pasi më poshtë thotë se “. Në këto punime në atë anë kam parë unfirormën e Policisë së Kosovës dhe atë të punëtorëve të Telekomit, të cilët sigurisht nuk i kanë marrë leje bandave kriminale siç ishte bërë dikur, por janë vendosur me leje dhe autorizim të institucioneve të Republikës”, ka shkruar Muja.