Gjermania mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në KE

Gjermania mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në KE

Aktuale November 29, 2022 - 15:10

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se Berlini zyrtar mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Këtë deklaratë Rohde e ka bërë pas takimit që ka pasur sot bashkë me zyrtarë të Këshillit të Evropës me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Unë nënvizova mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Republikën e Kosovës në synimin për anëtarësim në Këshill të Evropës”, shkroi Rohde.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë deputetët: Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Shoshi dhe Besnik Tahiri.