Pjetër Shala, heroi i harruar që s’kërkoi asnjëherë të njihet si veteran i UÇK-së

Pjetër Shala, heroi i harruar që s’kërkoi asnjëherë të njihet si veteran i UÇK-së

Aktuale November 29, 2022 - 14:22

Si shumë mërgimtarë të tjerë, ndërgjegjja dhe morali nuk e lanë të riun nga Prizreni të durojë, derisa në Kosovë po kryheshin vrasje e masakra gjatë viteve ’90, Pjetër Shala vendosi të kthehet nga Belgjika për t’iu bashkuar UÇK-së.

Shala me aftësitë e tij luftarake, shpejt merr nofkën “Komandant Ujku” ndërsa operonte në Zonën e Dukagjinit të UÇK-së, ishte pjesë e ekipit të ushtarëve të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Komandant Ukju fillimisht u bashkua me UÇK-në në maj të vitit 1998, kur ai dhe 30 burra të tjerë kaluan nga Shqipëria në Kosovë, e cila në atë kohë ishte ende pjesë e Jugosllavisë, për të luftuar kundër sundimit serb.

Ai kishte jetuar në Shqipëri pasi kishte marrë pjesë për pak kohë si luftëtar vullnetar në palën kroate në luftën e këtij vendi për pavarësi nga Jugosllavia në 1991.

Shala, i cili nuk përfitoi kurrë nga angazhimet, luftimet dhe rreziqet që ndërmori, nuk kërkoi asnjëherë të njihet si veteran i UÇK-së, u gjend, pas më shumë se njëzet vjetësh, i privuar nga liria, i akuzuar për krime të pandershme dhe i paaftë për të ndihmuar dhe ngushëlluar një grua dhe dy fëmijë të mbetur të traumatizuar dhe pa mjete mbijetese në Belgjikë.

Gjykata Speciale e arrestoi “Ujkun” në Belgjikë në mars të vitit 2021. Ai ishte transferua në një qendër paraburgimi në Hagë më 16 prill 2021 pasi gjykatësi i procedurës paraprake kishte konfirmuar një akuzë prej katër pikash që e akuzonte atë për krime lufte.

Image
Pjetër Shala dhe Fatmir Limaj gjatë luftës

Para Gjykatës Shala kishte deklaruar se në disa raste ka qenë në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë, ku u paraqit si dëshmitar në gjyqin për krime lufte ndaj Ramush Haradinajt.

Prokuroria Speciale në Hagë e akuzon “Ujkun” e UÇK-së për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje në qytetin verior të Kukësit në Shqipëri, në një fabrikë metali që aktakuza pretendon se u përdor si një qendër ndalimi nga UÇK-ja.

Heroi i harruar, që nuk pretendon dhe nuk nderohet kurrë, është sot i vetëm në një qeli, kujton faktin se si disa nga viktimat e djeshme janë bërë sot kriminelë, ndërsa autorët e vërtetë të krimeve masive mbeten të pandëshkuar. /Zëri