42 milionë euro kosovarët i harxhuan në vetura nga janari deri në tetor

42 milionë euro kosovarët i harxhuan në vetura nga janari deri në tetor

Aktuale November 29, 2022 - 13:14

Dy mijë e 694 vetura janë importuar në Kosovë gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti.

Vlera e këtyre veturave kap shumën e 42 milionë eurove.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Sipas tij, shteti ka përfituar 8.5 milionë euro taksa nga këto importime.

“Gjatë periudhës janar-tetor janë importuar 2.694 vetura të reja. Vlera e tyre është rreth 42 milionë euro, derisa taksat janë rreth 8.5 milionë të arkëtuara”, tha Stavileci.

Ai theksoi se veturat e blera nga qytetarët e Kosovës vijnë kryesisht nga vendet evropiane.

“Kryesisht janë brendet evropiane me origjinë nga Gjermania, Franca, Rumania”, theksoi ai. /klankosova