Limaj, Lushtaku e ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së festojnë bashkë 28 Nëntorin në Burojë [video]

Limaj, Lushtaku e ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së festojnë bashkë 28 Nëntorin në Burojë [video]

Aktuale November 28, 2022 - 23:20

Në vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, në Burojë të Skenderajt, sonte janë mbledhur ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bashkë sonte janë bërë edhe politikanë nga PDK-ja e Nisma Socialdemokrate, për të festuar 28 Nëntorin.

Të pranishëm në këtë festim janë edhe familjar të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Një video-incizim nga ky rast është publikuar nga ish-deputeti, Zafir Berisha.