Sveçla e Bislimi festojnë 28 Nëntorin me policët në veri të Kosovës

Sveçla e Bislimi festojnë 28 Nëntorin me policët në veri të Kosovës

Aktuale November 28, 2022 - 22:58

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi e zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë qëndruar të hënën në veri të Mitrovicës.

Të njëjtit janë bashkuar rreth një tavoline me ushqim e pije, bashkë me zyrtarët policor të cilët vazhdojnë të kryejnë detyrat e deri në veri të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga Sveçla i cili tha se u bashkuan për të festuar 28 Nëntorin me zyrtarët policorë, duke theksuar se me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e zyrtarëve shtetërorë, rrugëtimi është i pandalshëm.

“Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë”.

“Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm”, shkroi Sveçla.